Struga shumë shpejt do të mbetet pa tre pediatër

    Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, nuk kishte informacione se çfarë po ndodh me repartin e fëmijëve në Ohër, i cili punon si ambulantë për më shumë se dy vjet, pra deri në ora 20:00 për shkak se nuk ka mjekë pediatër.

    Në orët e natës dhe gjatë fundjavës kur ambulanta punon deri në orën 14, prindërit detyrohen t’i çojnë fëmijët për ekzaminim në Strugë.

    “Unë nuk jam saktësisht e njoftuar. Por unë mund të pyes dhe t’ju përgjigjem në këtë pyetje. Por Ministria Shëndetësisë synon që nga disa qendra tjera ti mbulojë të gjitha kërkesat e institucioneve publike shëndetësore. Ministria bën gjithçka që me kuadër nga Shkupi të ndihmojë institucionet shëndetësore në Manastir në Ohër”, u shpreh Maja Manoleva – Zëvendësministre e Shëndetësisë.

    Problemi me repartin e fëmijëve në Ohër vazhdon prej vitesh – ndërkohë janë ndërruar tre ministra të Shëndetësisë, por askush nuk ka mundur ta zgjidhë këtë çështje. Në tetor mjekët kanë marrë premtim nga drejtori i spitalit të Ohrit, Asen Shain, se tre mjekë pediatër nga Struga do të jenë në shërbim në Ohër, por nuk do të ketë asgjë.

    “Problemi mbetet ende i pazgjidhur, sepse nuk mund ta kontrollosh virusin dhe temperaturën dhe t’i thuash të bëjë atë që do të bësh, por pas orës 20:00 përpiqu të qetësohesh. Edhe iniciativa për të shpëtuar repartin e fëmijëve po shqyrton seriozisht edhe prindërit që janë pjesë e saj të dalin në protesta paqësore dhe të shprehin revoltën e tyre”, tha Vllatko Stojkoski-Iniciativa “Shpëtim për repartin e fëmijëve”.

    Nga reparti i fëmijëve Strugë thonë se nuk mund të përballojnë më presionin me të cilin po përballen, pasi çdo ditë bëjnë njëqind ekzaminime të pacientëve nga gjithë rajoni nga Ohri, Struga, Vevçani, Dibra, Debërca dhe Resnja, por edhe atje nga pesë pediatër, tre janë para pensionit./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Në mënyrë partiake përzgjedhja e kandidatëve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi”

    Lajmi i rradhës

    Legalizimi i objekteve “paraqet rrezik për sigurinë dhe mjedisin”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë