Studentët në RMV nuk kanë interes për të studiuar turizmin dhe gastronominë

    Edhe pse Ohri ka Fakultetin e Turizmit dhe shkollën e mesme të gastronomisë, ku studentët dhe nxënësit arsimohen për nevojat e sektorit të turizmit, rezulton se ky kuadër nuk është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e gastronomëve vendas. Vitet e fundit interesi për t’u regjistruar në këtë shkollë të mesme ka rënie. Arsyeja më e madhe janë pagat e ulëta.

    “Vitet e fundit në një vit shkollor janë regjistruar 80 nxënës. Nuk është numër i mjaftueshëm për nevojat e sektorit të gastronomisë dhe turizmit. Mundohemi ta rrisim atë numër. Pengesë është se nga Ohri dhe rajoni i Ohrit regjistrohen numër i vogël i studentëve në profesionin e gastronomisë dhe turizmit me bashkëpunim të ndërsjellë me gastronomët, restorantet dhe agjencitë turistike”, tha Marjan Radeski – drejtor i shkollës së mesme të gastronomisë, Ohër.

    Radeski thotë se me bursa po përpiqen të tërheqin më shumë nxënës.

    “Vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë që kemi largim të madh të fuqisë punëtore, edhe nxënësit që mbarojnë arsimin e mesëm këtu shkojnë në vende të tjera, kryesisht në rajonin e Ballkanit më saktë në Kroaci. Nga kjo mund të përfundojmë se ata shkojnë për paga dhe kushte më të mira”, u shpreh Marjan Radeski – drejtor i shkollës së mesme të gastronomisë, Ohër.

    Kurse në Strugë dhe Ohër nuk ka objekt gastronomik, ku nuk mungojnë punëtorët në të gjitha pozitat.

    “Kemi konkurse të hapura dhe askush nuk telefonon. Jo vetëm ne, por nuk ka hotel sot që nuk kërkon kuzhinier, kamerier, punonjëse dhome, pastruese. Kjo duhet të mbushet nga diku”, tha Kërste Bllazhheski – kryetar i HOTAM-it.

    Këtë verë, më shumë se 1000 shtetas të Nepalit, Filipineve dhe Indisë pritet të punojnë pranë liqenit të Ohrit. Disa prej tyre tashmë kanë filluar punën. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dedikuar “vajzave të mira”

    Lajmi i rradhës

    Studentët të interesuar të punojnë jashtë vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë