Studenti mori paratë, por nuk pagoi semestrin! 51-vjeçarja kërkon që t’i kthehet ndihma financiare

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një grua 51-vjeçare ka raportuar se një student nga Gostivari ka marrë ndihmë financiare për studime, por paratë e marra i njëjti nuk i ka përdorur për të paguar obligimet në studime. 51-vjeçarja ka kërkuar që studenti të kthen plotësisht paratë e marra.

    “Me datë 12.05.2022 në ora 11.00 në Stacionin Policor-Gostivar një grua 51 vjeçare ka raportuar se nga viti 2019 deri në vitin 2020 personit M.S. nga Vrapçishti i Gostivarit, i ka dhënë para për të studiuar në fakultet në Gostivar, por i pandehuri nuk i kishte paguar semestrat në fakultet dhe ajo ka kërkuar t’i kthejë paratë, por i pandehuri deri më tani i ka kthyer vetëm një pjesë të parave. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Talat Xhaferi nuk kërkon falje për fyerjet

    Lajmi i rradhës

    Blegtorët e RMV-së në hall me çmimet e shitjeve!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë