SULMET ‘FISHING’ | MPB: Kini kujdes me të dhënat personale

    Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Byrosë për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së gjatë kësaj periudhe ka konstatuar një dukuri të shpeshtë të të ashtuquajturave sulme fishing ndaj qytetarëve, me qëllim marrjen e paautorizuar të të dhënave personale prej tyre, ndaj u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

    “Sulmi fishing është përpjekje për të mashtruar përdoruesit duke dërguar mesazh të rremë që duket si i vërtetë. Sulmet fishing synojnë të mashtrojnë marrësin e mesazhit që të zbulojë informacionin e tij personal, të vizitojë një faqe interneti të rreme ose të hapë një bashkëngjitje të mesazhit që është i infektuar me virus. Përpjekjet për fishing zakonisht vijnë përmes postës elektronike, por edhe nga rrjetet sociale, përmes mesazheve me tekst ose thirrje telefonike”, thonë nga MPB.

    Nga aty, Ministria e Punëve të Brendshme, për të mbrojtur qytetarët, të dhënat e tyre personale dhe abuzimet dhe pasojat e mundshme që mund të lindin, u bën thirrje qytetarëve për vigjilencë të veçantë në marrjen e mesazheve të tilla, që të mos bien në mashtrime të këtij lloji dhe të dhënat e tyre personale të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me persona të panjohur, si dhe me persona, identiteti i vërtetë i të cilëve nuk mund të përcaktohet, për të parandaluar abuzimin e tyre të mëtejshëm.

    Lajmi Paraprak

    Pesë shprehi të shëndetshme që në fakt ju bëjnë të shtoni peshë

    Lajmi i rradhës

    “Google po penalizon gjuhën shqipe”, padi në ShBA: Diskriminim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë