Sulmet ruse në Kiev, dëmtohet edhe ambasada e RMV

    Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dënuar ashpër sulmet me raketa nga ushtria ruse në Kiev, me çka nga sulmet është dëmtuar edhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dënon ashpër sulmet e sotme me raketa nga ushtria ruse në Kiev.

    Në të njëjtën kohë, ju informojmë se gjatë sulmit është prekur edhe infrastruktura kritike në rajonin e Holosejevit, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhen gjashtë ambasada, përfshirë edhe Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev.

    Asnjë personel diplomatik nuk u lëndua gjatë sulmit, por dëme materiale janë shkaktuar në Ambasadë. Shërbimet kompetente kanë kryer kontrollin fillestar të dëmtimeve në vend dhe tashmë po punohet për riparimin e tyre”, thonë nga MPJ.

    Lajmi Paraprak

    Ata dibranë që kanë – gjezdisin, të tjerët në shtëpi!

    Lajmi i rradhës

    Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë