Sulmohen gazetarët e TV Alsat, ndërsa ishin në detyrë

    Sulmohet ekipi i televizionit Alsat ndërsa ishte në detyrë. Sulmi fillimisht verbal dhe më pas fizik ndodhi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërsa dy gazetaret e televizionit Alsat Era Gjakova dhe Sarah Hoxha së bashku me kameramanin po xhironin në terren.

    Një person që kishte dhe dyqanin aty pranë pa kurrfarë arsye ka kërcënuar me mjete të mprehta gazetaret dhe kameramanin. Ai madje i kërcënoi ata me jetë. Pas kërcënimeve me jetë, pa kurrfarë arsye personi sulmoi fizikisht kameramanin e Alsatit duke i shkaktuar lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Pas sulmit në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, por sulmuesi ndërkohë mbylli dyqanin e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. 

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Nuk do t’i dënojmë qytetarët të cilët nuk arrijnë në kohë t’i nxjerrin dokumentat personale

    Lajmi i rradhës

    Drejtorët e paligjshëm në shkollat ​e Strugës / Ministria e Arsimit ende nuk i ka shqyrtuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë