Spasovski: Nuk do t’i dënojmë qytetarët të cilët nuk arrijnë në kohë t’i nxjerrin dokumentat personale

    Rreth një milion qytetarë i kanë ndërruar dokumentet personale deri më tani, kështu që sipas dinamikës që kemi, ndryshimi i të gjitha dokumenteve personale do të përfundojë me sukses, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për media.

    “Makineria e prodhimit të dokumenteve personale punon në vazhdimësi, me dy turne, punon të shtunave, dhe në afatin e paraparë me ligj prej 15 ditësh, mundësohet nxjerrja e të gjitha dokumenteve personale që disponojmë, në mënyrë që aktivitetet dhe dinamika e punëtorëve janë përshtatur që të lëshohen të gjitha dokumentet personale”, tha Spasovski në konferencën e sotme për media.

    I pyetur se a do të sanksionohen qytetarët që nuk arrijnë të pajisen me dokumente të reja personale deri në afatin e paraparë, ministri tha se nuk do të ketë problem në realizimin në kohë të të drejtës së qytetarëve për pajisjen me dokumente të reja dhe tha se nuk do të ketë gjoba.

    “Në asnjë rast nuk do të bëhet fjalë për gjobitjen e qytetarëve dhe as nuk do të kenë probleme në ushtrimin e të drejtave të tyre. Në mënyrë që në vazhdimësi, siç do të zhvillohet situata me ndryshimin e dokumenteve, të marrim vendime të tilla, por një gjë është e rëndësishme që vendimet të jenë gjithmonë në interes të qytetarëve”, shtoi kreu i MPB-së.

    Ministri konfirmoi se frekuenca e dhënies së dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues të shtetit është rritur në periudhën e fundit, veçanërisht në kryeqytet, por shtoi se Ministria e Brendshme po shqyrton disa propozime që do të ndihmojnë në relaksimin e të gjithë sistemit.

    “Frekuenca është rritur jo vetëm këtë vit por edhe vitin e kaluar. Diku deri në vitin 2019 kërkesa më e madhe për ndryshim dokumentesh personale ka qenë në muajt qershor, korrik dhe gusht dhe nuk i ka kaluar 22-23 mijë. Vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kemi pasur mbi 50 mijë kërkesa në muaj për ndryshim të dokumenteve personale dhe këtë vit ky numër është afërsisht në të njëjtin nivel”, shtoi ministri.

    Qytetarët deri në shkurt të vitit 2024 kanë obligim ligjor të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale, në të cilat në vend të emrit aktual Republika e Maqedonisë duhet të shkruhet emri i ri kushtetues i shtetit që del nga Marrëveshja e Prespës.

    Lëshimi i dokumenteve me emrin e vjetër

    Më 2019, shteti ndryshoi Kushtetutën, ku u përfshi ndryshimi i emrit nga Republika e Maqedonisë në atë Republika e Maqedonisë së Veriut.

    Por, edhe pas këtyre ndryshimeve, autoritetet shtetërore vazhduan të lëshonin dokumente me emrin e vjetër të shtetit.

    Prandaj, shumë dokumente që posedojnë qytetarët kanë afat, por të njëjtat duhet që të ndërrohen.

    Autoritetet maqedonase janë arsyetuar se qytetarët kanë qenë të njoftuar me kohë se duhet të ndërrojnë dokumentet e tyre dhe për të menaxhuar fluksin e madh të qytetarëve, janë formuar edhe ekipe plotësuese që punojnë në sportele edhe gjatë festave shtetërore dhe fundjavave.

    Lajmi Paraprak

    Vdes një i Shqipërisë në Tetovë, ishte duke kryer punë ndërtimore në fshatin Çellopek

    Lajmi i rradhës

    Sulmohen gazetarët e TV Alsat, ndërsa ishin në detyrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë