Sulmohet me granatë dore ndërtesa komunale në Mitrovicë të Veriut

    Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut. 13 qershor 2023. / Fotografia: Arben Hoti

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e vona të së hënës, ndërtesa e komunës në Mitrovicë të Veriut është sulmuar me mjete shpërthyese.

    Lënda shpërthyese dyshohet të jetë granatë dore, e cila ka shkaktuar dëme materiale në veturat zyrtare.

    Policia i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “kryerja e veprës terroriste”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që “ta ndërpresë menjëherë nxitjen e dhunës para se të ketë humbje jete”.

    Ditë më parë është raportuar edhe për sulme me shok-bomba afër stacioneve policore në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, komuna në veri të Kosovës.

    Tensionet atje janë rritur prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

    Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet, ka kundërshtuar veprimin e kryetarëve dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave.

    Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbisë që t’i ulin urgjentisht tensionet dhe që Prishtina t’i organizojë zgjedhjet e reja.

    Lajmi Paraprak

    Dehari: Duhet ta pyesim veten se ku gabuam!

    Lajmi i rradhës

    Putini me “fasadën” e njeriut të fuqishëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë