Superekspertiza për aksidentin në Llaskarcë akoma nuk është gati

    Nuk ka përfunduar në afatin e caktuar superekspertiza për aksidentin e autobusit në afërsi të lLaskarcës, ndërsa ky afat ishte dje (e hënë, 5 dhjetor), të cilën Gjykata Themelore Penale Shkup ia dha Byrosë për ekspertizë gjyqësore.

    Mirëpo, është marrë njoftim se superekspertiza është drejt fundit, pasi vetëm duhet të hartohet një mendim, i cili në një kohë shumë të shkurtër do t’i dërgohet gjykatës. Aktualisht, siç thanë për Sdk nga Gjykata Penale, janë duke u njoftuar për shkresën e pranuar nga ekspertët.

    Para një jave, kryetari dhe gjyqtari që trajton çështjen që nga shtatori i 2019-ës pritën familjarët e 16 viktimave dhe një sërë udhëtarësh të plagosur pasi shprehën protestën e tyre se gjyqi është zvarritur mbi tre vite.

    Tragjedia ka ndodhur më 13 shkurt 2019.

    Gjykimi për rastin “Laskarcë” ka nisur në shtator të vitit 2019, deri më tani janë mbajtur mbi 100 seanca gjyqësore dhe nuk mund të zvarritet. Rasti udhëhiqet nga gjyqtarja Diana Gruevska, gjyqtarja e dytë është Aleksandra Risteska.

    Në këtë proces të gjatë, i akuzuar është edhe shoferi i autobusit Manuel Trifunovski, udhëheqësi i flotës së “Durmo Tours” Remzi Miftari dhe tre të punësuar në stacionin e kontrollit teknik në Gostivar (Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski), si të bashkëpjesmarrës në falsifikimin e të dhënave për kontrollin teknike të autobusit që u rrokullis.

    Beluli, përgjegjësi për transport në kompaninë Miftari dhe shoferi i autobusit Manoel Trifunovski akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër. 

    “Durmo Tours” ka kryer kontroll teknik të autobusëve vetë, në stacionin e vet të kontrollit teknik.

    Kur gjyqtarja Gruevska kërkoi uper ekspertizë vitin e kaluar, Prokuroria Publike e Shkupit, e cila përfaqëson prokurorinë, e dinte se gjykimi do të bllokohej, sepse inxhinierët që kryejnë ekspertizë të tillë tashmë ishin “të lodhur” në këtë rast.

    Në dhjetor të vitit të kaluar është marrë informacion për problematikën e superekspertimit se fakultetet në vend kanë refuzuar kryerjen e ekspertimit. Fakulteti Teknik në Manastir më pas e ka njoftuar gjykatën se e kanë kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar në inxhinieri mekanike janë ekspertë vetëm në energjetikë dhe nuk mund t’i kontrollojnë automjetet dhe ekspertët e tjerë të tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e paraprake. Pastaj gjykata tha se kanë kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin Mekanik në Shkup, nga ku po ashtu janë njoftuar se nuk kanë mjaftueshëm ekspertë të licencuar për automjete në komunikacion, të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizat paraprake. Pas refuzimit të fakulteteve, çështja i është dërguar Byrosë së ekspertizës gjyqësore, e cila ka mundësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë një superekspertizë.

    Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Tre të parët akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, ndërsa të tjerët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtin vepër.

    Lajmi Paraprak

    Mediat e reja dhe ndikimi i tyre në shtimin e numrit të konsumatorëve në industrinë e kulturës

    Lajmi i rradhës

    Ambasadorja Aggeler: Ekipi amerikan do të qëndrojë në Shkup për të hetuar korrupsionin në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë