Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog

    Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

    Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

    Tutje Sveçla tha se me këtë rast në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

    “Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj.

    Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: Do të gjejmë banka private që do të marrin licenca për t’iu dërguar para njerëzve tanë

    Lajmi i rradhës

    Ku mbeti përgjegjësia morale për skandalin në Onkologji ?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë