Tafrov: Bullgaria është nën izolim të BE-së për shkak të kontestit me Maqedoninë e Veriut

    Stefan Tafrov, diplomat me përvojë dhe anëtar i shquar i partisë së djathtë Bullgaria Demokratike, në emisionin “Dita filloi” në BNT bullgare tha se Bullgaria është nën izolim të BE-së për shkak të Maqedonisë, dhe kjo është e qartë edhe për presidentin bullgar, Rumen Radev, përcjell Nistori.

    Marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mund të bazohen në urrejtje. Ne duhet të bisedojmë dhe të kuptohemi, ju e dini që Bullgaria ishte e para në botë që njohu RMV-në si shtet, është shprehur Tafrov.

    “Pozicioni i Bullgarisë është keqkuptuar dhe presidenti Radev e ka bërë të qartë se ne jemi në izolim diplomatik për këtë çështje”, është deklaruar ai.

    Përndryshe, Radev theksoi se rruga europiane e Shkupit kalon nëpër Sofje, por gjithashtu pret një datë për negociata për Maqedoninë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bimët nuk lulëzojnë? Ky gabim i zakonshëm i ujitjes mund të jetë arsyeja

    Lajmi i rradhës

    Të mbrosh veten

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë