Tahiri: Ndaleni Edi Ramën dhe shpalleni “non grata”

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që Kosova ta shpallë “persona non grata” djalin e Xhorxh Sorosit,  cili sipas saj punoi hapur për shkëmbimin e territoreve të Kosovës. Ajo gjithashtu kërkoi të ndalohen përpjekjet e kryeministrit shqiptar Edi Rrama për “Ballkanin e Hapur”.  

    Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj takimit të radhës në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku do të bisedohet për “Open Balkan”.

    “Edi Rama në Beograd, djali i Sorosit pardje në Prishtine… Lojëra të rrezikshme”, ka shkruar Tahiri.

    “A ka kush ta ndal Ramën dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit që hapur punoi për ‘shkëmbimin e territoreve’”, ka shkruar Tahiri.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka pritur në takim përfaqësuesit  e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), zëvendëskryetarin Alexander Soros, gjatë të cilit takim u prezantua projekti më i ri i Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Kosovë.

    Lajmi Paraprak

    Ulëset e fituara nga partitë në Kuvendin Komunal në Prishtinë

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Civile do të vendosë nëse ka pasur shpifje nga Nikollovski ndaj kryeministrit Zaev

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë