Gjykata Civile do të vendosë nëse ka pasur shpifje nga Nikollovski ndaj kryeministrit Zaev

    Të enjten e ardhshme Gjykata Civile do të vendosë nëse ka pasur apo jo shpifje nga nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski ndaj kryeministrit Zoran Zaev. Nikollovski ka marrë padi nga Zaevi pasi deklaroi se: “Zaev është maja e piramidës në rastin “Reket”. Ky proces gjyqësor erdhi deri në fazë përfundimtare dhe sot në Gjykatën Themelore Shkupi 2 fjalët përfundimtare i dha avokati i Zaevit, pasi ai nuk kishte ardhur personalisht në sallë ashtu sikurse edhe Nikollovski. Avokati i Zaevit, Llazar Sandev, tha se Nikollovski me deklaratën e dhënë e ka dëmtuar reputacionin e kryeministrit.

     “Asnjë nga provat nuk tregon përfshirjen e paditësit (Zoran Zaev) në këtë rast, përkundrazi, deklarata ka një qëllim- të dëmtojë nderin dhe reputacionin e paditësit (Zoran Zaev)”- deklaroi Llazar Sandev- avokat i Zaevit.

    Nikollovski, nga ana tjetër, mendon se nuk ka shpifur ndaj Zaevit. Ai pretendon se në të vërtetë ka dashur të hapë debat në opinion nëse paratë e “Reketit” vërtetë kanë përfunduar te kryeministri Zoran Zaev, siç pretendoi Bojan Jovanovski nga salla e gjyqit.

     “Jam absolutisht i bindur se Zoran Zaevi nuk mund ta fitojë këtë kontest kundër meje në padinë për shpifje. Në fakt, prova më e mirë për këtë është se ai nuk u paraqit përsëri në seancë. Për t’i kujtuar publikut se ai po më padit mua, dhe unë nuk po e padis atë. Ai nuk paraqitet në seancat ku më padit mua”- pohoi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Për këtë proces gjyqësor sot është caktuar një gjykatës i ri. Në seancën e sotme fillimisht u lexuan titujt e publikuar në media për rastin “Reket” dhe Zaevin, për shkak të përbërjes së re të gjykimit, kështu që u prezantuan fjalët përfundimtare. Zaevi kërkon dëmshpërblim prej 1000 eurosh nga Nikollovski për shkak se ka deklaruar se ai ka qenë në krye të “Reketit”.

    Lajmi Paraprak

    Tahiri: Ndaleni Edi Ramën dhe shpalleni “non grata”

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi: Nesër në qeveri do të dorëzoj kërkesën për shpalljen e gjendjes së krizës energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë