Takim Mariçiq –Gjonaj në Tiranë: Ndajmë vizion të përbashkët për rajon të zhvilluar

    Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në Tiranë realizoi takim me ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në të cilën, siç informojnë ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ndërsa është biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në sferën e Drejtësisë.

    Shtesë, thuhet në kumtesë, në takim u diskutua edhe për integrimet evropiane të dy vendeve, duke e pasur parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pozitë të njëjtë kur bëhet fjalë për rrugën evropiane.

    “Edhe krahas asaj që dy vendet janë të dëshpëruar për mossjelljen e vendimit për fillimin e negociatave me BE-në, ekziston mundësi gjatë kryesimit slloven punët do të ndryshohen dhe se përfundimisht do të fillojnë negociatat. Në ndërkohë ne duhet ta zhvillojmë bashkëpunimin rajonal dhe bilateral. Ekziston hapësirë për thellimin shtesë të marrëdhënieve në sektorët të cilët i drejtojmë, gjegjësisht drejtësia”, porositi Mariçiq, thuhet në kumtesë.

    Mariçiq, e ftoi homologen e tij shqiptare për vizitë në Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Ndalohet kalimi i punonjësve sezonalë drejt Maqedonisë së Veriut përmes Qafë-Thanës

    Lajmi i rradhës

    Avokati i Popullit u bën apel organizatorëve të protestave të kenë kujdes në përfshirjen e fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë