Presidenti Stevo Pendarovski dhe lideri i VMRO-DPMNE-s; Hristijan Mickoski do të takohen sot në orën 15 në Vilën Vodno, ku, sipas njoftimeve të partisë, do të diskutohet për të dënuarit në rastin “27 prilli” dhe për situatën aktuale politike dhe ekonomike.
Takimi ishte caktuar pas bisedës telefonike që kishin pasur Pendarovski dhe Mickoski, me kërkesë të udhëheqësit të opozitës.
Mickoski, në një brifing me gazetar tha se në këtë mënyrë shkrihen marrëdhëniet midis partisë dhe Presidentit Pendarovski, pasi, siç theksoi ai, vendi ka nevojë urgjente për dialog midis aktorëve politikë. Shkrirjen e marrëdhënieve me Pendarovskin, Mickoski e vlerësoi shtrirje të dorës në, siç theksoi ai, ndoshta periudhat më të vështira historike të shtetësisë sonë.
Në një situatë të tillë, theksoi ai, dikush duhej të hidhte një hap në interes të qytetarëve. Nga VMRO-DPMNE sqarojnë se në rastin e të dënuarve për “27 prillin” nuk kërkojnë mëshirë, por vetëm të gjykohen për atë që e bënë, dhe jo për atë që nuk e bënë. Pse këtyre njerëzve, thonë nga kjo parti, nëse ka prova të reja, momenteve të reja nuk u jepet mundësia të gjykohen që nga fillimi në një proces të drejtë. Drejtësia, theksojnë ata, duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe nëse ka pasur rigjykim në raste të tjera, kjo mund të bëhet edhe në këtë rast.
Presidenti Pendarovski, pas njoftimit për takimin e sotëm, vetëm shkurtimisht komentoi se është mirë që pas nëntë muajsh mos komunikimi, është vendosur komunikim me institucionin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo, thotë Pendarovski, mund të jetë në drejtim të një dialogu politik më produktiv, i cili mungon shumë në vendin tonë.
Qëndrimi nga ana tjetër i Kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me takimin është se biseda e presidentit Pendarovski me kryetarin e partisë më të madhe opozitare Mickoski mund të sjellë diçka të mirë dhe jo dëm.
“Do të njoftojnë se çfarë do të flasin, por, ja unë apeloj që çfardo që të jetë, le të kërkohen zgjidhje normalisht, por, natyrisht, të respektohen vlerat që shumica dërrmuese e popullsisë sonë pret të respektohen nga të gjithë pa marrë parasysh a është Qeveria, Presidenti, opozita apo të ngjashme për tema që njoftohen dhe që diskutohen”, tha kryeministri Zaev.
VMRO-DPMNE vitin e kaluar njoftoi se do t’i ngrijë marrëdhëniet me Presidentin e vendit pasi ai pas zgjedhjeve parlamentare vendosi që mandatin t’ia japë udhëheqësit të LSDM-së Zoran Zaev.