Takimi në Tiranë | Lëvizja Besa: Jo në tavolinë për të amnistuar Ali Ahmetin

    Lëvizja Besa i është pëgjigjur pozitivisht ftesës së Edi Ramës në lidhje me takimin e liderëve shqiptarë në Tiranë, por sipas tyre, jo në një tavolinë për të amnistuar Ali Ahmetin, përcjell Nistori.

    “Në si Lëvizje Besa nuk kemi asnjë dilemë të vetme te qëllimi i pastërt i kryeministrit të Shqipërisë, për atë që interesohet për situatën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shqetësimi jonë si Lëvizje është te BDI dhe Ali Ahmeti, te lojërat dhe hilet e tij sa i përket këtyre takimeve, pasi që çdoherë kur ai ka telashe brenda subjektit të tij keqpërdor diçka të tillë, andaj ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës së kryeministrit pa e parë të arsyeshme të ulemi me BDI-në dhe Ali Ahmetin në një tryezë”.

    Gjashtë vjet, kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbledhë përsëri në Tiranë liderët shqiptarë nga Maqedonia, të martën. Pjesëmarrjen në takim për Alsat e konfirmuan kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi. Deri tani, përgjigje nuk kemi nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkohë, kreu i Besës, Bilall Kasami ka marrë një vendim ndryshe, nuk do të ulet me Ahmetin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rruga Haraçinë – Hasanbeg, me gropa, pa ndriçim publik dhe pa trotuar

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është bërë deri më tani për ta ndaluar eksodin e mjekëve të RMV-së?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë