Takimi SHBA-Rusi për kërkesat e sigurisë mund të mbahet në janar

    Shtetet e Bashkuara dhe Rusia me gjasë do të mbajnë bisedime muajin e ardhshëm për të diskutuar për propozimet e sigurisë të prezantuara nga Moska, teksa tensionet janë rritur lidhur me situatën në Ukrainë.

    “Ne do të vendosim për një datë së bashku me Rusinë dhe ne besojmë se bisedimet do të zhvillohen në janar”, tha Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried.

    Donfried tha se Aleanca Veri-Atlantike (NATO) do të diskutojë të martën lidhur me mundësinë e një takimi me Rusinë për të diskutuar për propozimet e Moskës. Ajo shtoi se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) po punon se si do të angazhohet me Rusinë.

    “Sipas mendimit tim, ne do të shohim lëvizje në këto kanale gjatë muajit janar”, tha ajo.

    Më 17 dhjetor, Rusia publikoi kërkesat e saj të sigurisë, përmes së cilave kërkon garanci nga SHBA-ja dhe NATO-ja që Aleanca të mos zgjerohet në lindje.

    Këto kërkesa të Moskës kanë ardhur në kohën kur Kremlini ka vendosur rreth 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën. SHBA-ja ka thënë se Rusia mund të jetë duke u përgatitur që të kryejë pushtim gjatë muajit të ardhshëm. Por, Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se është duke u përgatitur që ta sulmojë Ukrainën./REL/

    Lajmi Paraprak

    Dibra dhe 33 monumentet e saj natyrore

    Lajmi i rradhës

    Kosova sytë te Danimarka për dekarbonizimin e energjisë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë