Taksistët në RMV brenda vitit 2020 kanë kryer shërbime për 11 milionë qytetarë

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020, taksistët kanë kryer shërbime për 11 milionë qytetarë, kryesisht për shërbime brenda kufijve të qytetit.

    “Në vitin 2020, u transportuan 11 083 000 pasagjerë, nga të cilët 10 404 000 në transport publik dhe 679 000 pasagjerë në transportin ndërqytetas”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

    Taksistët gjatë vitit 2020, për shërbimet gjatë orarit të punës, kanë shpenzuar 231 tonë benzinë, 2 197 ton gaz dhe 3 002 ton naftë.

    Me 1860 vetura të pasagjerëve të përfshirë në hulumtim, u mbuluan gjithsej 51 365 000 km, nga të cilat 45 554 000 në transportin e qytetit, ndërsa në transportin ndërqytetas u arritën 5 811 000 km”, raportojnë nga Enti, ashtu që 10 404 000 udhëtarë janë nga transporti urban dhe periferik, deri 679 nga ai ndërqytetas.

    Ndryshe, prej sot derivatet e naftës shtrenjtohen për një deri një denar e gjysmë. Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-95 nga mesnata do të rritet me 1.50 denarë për litër, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-98, Eurodiesel (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten me 1 denar për litër.

    Me vendimin më të ri, çmimi maksimal i Eurosuper BS-95 në pompat e benzinës do të jetë 68,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 është rritur në 70 denarë për litër. Dizeli në pompat e benzinës do të shitet me çmim prej 60 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 59,50 denarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Udhëtimi i tifozëve të Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Europian, një nga temat e diskutuara në Trupin Bashkërendues

    Lajmi i rradhës

    Mbi 50 për qind e drejtorëve në Maqedoni nuk kanë përvojë pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë