Në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i parë i Trupit Bashkërendues për Mbështetjen e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Europian, ku u diskutua edhe për udhëtimin e tifozëve.
“Në takim u diskutua për tri tema kryesore, funksionimi dhe vlefshmëria e Trupit Bashkërendues, diplomacia sportive dhe plani logjistik lidhur me udhëtimin e futbollistëve dhe të tifozëve në kushtet e pandemisë”, raportojnë nga Qeveria.
Naumçe Mojsovski, udhëheqësi i Trupit Bashkërendues, premtoi që do të mbështetin reprezentacionin në rrugëtimin europian, duke e vlerësuar si një mundësi të mirë për afirmimin e vendit. Për arritjen e këtyre qëllimeve, kërkojnë mbështetje nga çdo institucion.
Ndryshe, në seancë e 68-të, Qeveria vendosi për formimin e Trupit Boordinues për Mbështetjen e reprezentacionit të futbollit në Kampionatin Evropian të futbollit. Qëllimi i këtij Trupi është të ndihmojë organizimin, komunikimin dhe promovimin e reprezentacionit të vendit gjatë kampionatit evropian.
Në fund të muajit prill, UEFA paralajmëroi që ndeshjet e Kampionatit Europian EURO 2020 do të zhvillohen në prani të publikut, por me numër të kufizuar. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.
Më 12 nëntor të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Europian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sonte, në seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut me nga 10 mijë euro, për shkak të kualifikimit në EURO 2020.
Kualifikimi ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.