Tanimë gazetarët në RMV do të mund të përdorin telefonat në seancat gjyqësore

    Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ka dhënë urdhër urgjent që gazetarëve të mos u ndalohet më mbajtja e telefonit në seancat e Gjykatës Kushtetuese, përcjell Nistori.

    Ajo këtë e konfirmoi sot për media, duke shpjeguar se ishte gjithashtu e befasuar kur vërejti se përdorimi i celularëve në seanca është e ndaluar. Ajo tha se do të punojë maksimalisht për të rritur transparencën e këtij institucioni gjyqësor.

    “Kur kuptova që gazetarët nuk lejoheshin të hyjnë me celular, unë menjëherë i dhashë urdhër Sekretarit të Përgjithshëm, dhe sigurimi tashmë është njoftuar dhe nga seanca tjetër, ju gazetarët do të mund të hyni lirshëm me telefona dhe mund t’i përdorni ato”, tha Kacarska.

    Ajo kërkoi ndihmë nga gazetarët për të treguar se ku është problemi me transparencën e Gjykatës Kushtetuese. Në kolegjiumin e parë, ajo do të ngrejë pyetjen nëse duhet lejuar edhe incizimi i kamerave televizive. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prej sot shtetasit serb lirohen nga pagesat rrugore në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Euro 2020 | Formacionet e mundshme të ndeshjes Hungari – Portugali

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë