Tanku i dhuruar nga Maqedonia u shkatërrua në Kherson nga ushtria ruse

    “Militarist” ka publikuar një video në të cilën pretendohet se një tank i dhuruar nga Maqedonia është shkatërruar nga ushtria ruse gjatë një sulmi në zonën e Khersonit, njofton Faktor, përcjell Nistori.

    “E dëmtuar dhe e shkatërruar afër Kherson BTR-70. Sipas informacioneve tona, 50 nga këto makina janë marrë nga Maqedonia e Veriut dhe i janë transferuar grupit në Kherson”, raporton “Militarist”.

    Qeveria e Maqedonisë atëherë, ndër të tjera, bleu 32 tanke T-72A nga Ukraina. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se synimi është që të gjitha tanket (30, për aq sa janë të sakta) t’i dhurohen Ukrainës.

    Ndoshta është bërë një marrëveshje (sipas shembullit të Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Bullgarisë, Rumanisë) për t’i dhënë Ukrainës armët e përdorshme të prodhimit sovjetik dhe në këmbim për të marrë kushte më të favorshme për blerjen e armëve amerikane. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Borrell: Në Pragë po krijojmë një rend të ri pa Rusinë

    Lajmi i rradhës

    Çmimi i peletit në RMV ka arritur deri në 30 mijë denarë për ton

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë