Taravari: Albin Kurti më inkurajoi që të kandidoj për president

    Arben Taravari është një nga kandidatët për President në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte i ftuar në “Opinion” ku u pyet nëse kandidimi i tij ka ardhur edhe si shtysë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Taravari pranoi që Kurti e ka inkurajuar në takimin e Prishtinës që zhvilloi në fund të janarit, por edhe më herët. Po ashtu, Taravari u shpreh se ka marrëdhënie të mira edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

    Blendi Fevziu: A është kandidimi juaj edhe një shtysë e kryeministrit të Kosovës, Kurti?

    Arben Taravari: Jo ne kemi raporte të shkëlqyeshme edhe me kryeministrin Kurti dhe me kryeministrin Rama. Kemi konsideratë të jashtëzakonshme ndaj të dy kryeministrave shqiptarë. Është e vërtetë që më ka inkurajuar…

    Blendi Fevziu: Flisni për takimin e Prishtinës apo më herët?

    Arben Taravari: Edhe më herët, por më shumë në takimin e Prishtinës. Edhe në takimin që e kishim së bashku zoti Rama, zoti Kurti dhe unë në Shkup diku nga fundi i janarit.

    Kujtojmë se në zgjedhjet për President në RMV, kandidon edhe një tjetër shqiptar, Bujar Osmani në radhët e BDI-së.

    Lajmi Paraprak

    Të rinjtë në RMV nuk janë të kënaqur nga politikanët!

    Lajmi i rradhës

    MMPT: pushteti dhe opozita, çdoherë gjejnë gjuhë të përbashkët kur ‘kërcënohen’ nga listat e pavarura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë