Taravari: ASh do t’i votojë të gjitha ndryshimet kushtetuese

    Qoftë në opozitë, qoftë në pushtet, Aleanca për Shqiptarët do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, tha mbrëmë kreu i kësaj partie, Arben Taravari, në emisionin “Top Tema”.

    “Aleanca mund të jetë jashtë ose brenda qeverisë. Derisa flasim, Aleanca për Shqiptarët është partia më e fortë opozitare shqiptare me 8 deputetë, që ka deklaruar qartë se do të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë”, është shprehur Taravari.

    Sipas tij, rruga evropiane e Maqedonisë nuk duhet të ndalet fare dhe se ndryshimet kushtetuese nuk shkaktojnë fare problem.

    Nëse dikush synon ta ngadalësojë rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, ne jemi absolutisht kundër, thotë Taravari, duke shtuar se do të insistojnë me aq sa munden që të ndihmojnë procesin për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian sa më parë.

    Lajmi Paraprak

    Korrupsioni në Maqedoni frikëson investitorët gjermanë

    Lajmi i rradhës

    Lista e zezë me dhjetë ushqimet më të dëmshme për zemrën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë