Taravari: BDI-ja kancer i shoqërisë | Shumicës parlamentare i janë bashkuar edhe deputet të BDI-së dhe LSDM-së

    Foto: Emir H.

    Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka deklaruar sot se me formimin e shumicës së re parlamentare që do ti hapte rrugën edhe formimit të qeverisë së re, BDI duhet të shkojë në opozitë. Sipas tij kjo parti është kanceri i shoqërisë dhe se me shkuarjen e saj në opozitë, tek shqiptarët do të lind një shpresë e re.

    “Mendoj se definitivisht BDi-ja duhet të jetë në opozitë, pas dy tre javësh ma merr mendja. Numrat të cilat i kemi shumicën e partive politike të cilat tash janë edhe pjesë e qeverisë, kanë interes për të formuar një shumicë të re, sidomos pa prezencën e BDI-së, sepse mendoj se BDI-ja është kanceri i shoqërisë dhe me shkuarjen e BDI-së në opozitë lind një shpresë sidomos te shqiptarët”, deklaroi Arben Travari.

    Ai deklaroi se pjesë e shumicës parlamentare do të jenë edhe deputetë të BDI-së dhe LSDM-së.

    Ai po ashtu ka thënë se sipas informatave që ka, sot do të japë dorëheqje kryeministri Zoran Zaev, derisa sipas tij, kjo e lehtëson procedruën e nisjes së negociatave për formimin e Qeverisë së re.

    “Ne jemi duke biseduar edhe me deputetë të LSDM-së edhe BDI-së dhe atë jo me iniciativën tonë, por me iniciativën e  atyre të cilët kanë kërkuar që të takohemi, kanë kërkuar do garanci. Shpresoj se në shumicën e re 100 për qind do të ketë deputet edhe të BDI-së dhe LSDM-së,  këtë ua garantoj. Vetëm se di a do të shkohet në votëbesim të qeverisë apo do të jep dorëheqje sot Zaevi. Sipas informatave që i kam Zaevi sot do të jep dorëheqje dhe kjo e lehtëson edhe procedurën për nisjen e negociatave për formimin e Qeverisë së re”, theksoi Taravari. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lista e sportistëve më të paguar në botë

    Lajmi i rradhës

    Ngrohja globale: Dallimi mes 1.5 dhe 2 gradë celsius

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë