Lista e sportistëve më të paguar në botë

    Revista e njohur e biznesit sportiv “sportico.com”, ka shpalosur listën e 25 sportistëve më të paguar në historikun e sportit. Në këtë listë janë mjaft sportistë që kanë dalë në pension, por edhe nga ata që janë ende aktiv. Në krye të listës ndodhet basketbollisti Majkëll Xhordan, me 2.62 miliardë dollarë të arkëtuara. Ai pasohet në këtë renditje nga tri sportistë të golfit: Tajgër Uds, Arnold Palmer dhe Xhek  Nikklaus, çka tregon për shumat marramendëse që ofron ky sport.

    I pari nga futbollistët është Kristiano Ronaldo (i pesti në renditje), që ka lënë pas Lionel Messi (i teti). Në vendin e nëntë ndodhet Mihael Shumaher, ish-piloti i Formula 1, ndërsa i dhjeti është tenisti zviceran Roxher Federer. Në “top-10” janë edhe boksieri Flojd Mejueather dhe basketbollisti LeBron Xhejms.

    “Top-10” më të paguarit

    1-Michael Jordan (basketboll), 2.62 mld $

    2-Tiger Woods (golf), 2.1 mld $

    3-Arnold Palmer (golf), 1.5 mld $

    4-Jack Nicklaus (gold, 1.38 mld $

    5-Cristiano Ronaldo (futboll)1.24 mld $

    6-Floyd Mayweather (boks), 1.2 mld $

    7-LeBron James (basketboll), 1.17 mld $

    8-Lionel Messi (futboll), 1.14 mld $

    9-Michael Schumacher (Formula 1), 1.13 mld $

    10-Roger Federer (tenis), 1.12 mld $

    Lajmi Paraprak

    Tajsoni gati të vihet në këndin e Anthony Joshua-s

    Lajmi i rradhës

    Taravari: BDI-ja kancer i shoqërisë | Shumicës parlamentare i janë bashkuar edhe deputet të BDI-së dhe LSDM-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë