Taravari: do ta depolitizojmë Universitetin e Tetovës

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari do të kërkojë revizion në të gjitha fakultetet e mjekësisë në Maqedoni. Ai në podkastin “Pretres so Landov” është pyetur nëse do të studiojë për mjekësi në Fakultetin e Strugës, i njohur në opinion si “Fakulteti Merko”, ai u përgjigj: “Nuk do të studioja. Do të duhet revizion. Unë jam kundër të gjitha universiteteve ku ka dyshime, dyshime të sinqerta, që regjistrohesh dhe pas 3-4 vitesh mund të shkosh të blesh një diplomë”, përcjell Nistori.

    “Mendoj se duhet të ketë revizion në të gjitha universitetet. Shpresoj veçanërisht për fakultetet ​​e mjekësisë. Do të kem një takim me dekanët e fakulteteve të mjekësisë dhe veçanërisht me ministren e Arsimit, e cila është profesoreshë e respektuar dhe cilësore”, shtoi Taravari.

    Taravari ditë më parë gjatë prezantimit të kabinetit qeveritar të VLEN-it nën moton “Kalojmë në veprim”, premtoi depolitizimin e institucioneve arsimore, në veçanti Universitetin e Tetovës.

    “Ne do të përpiqemi të punojmë që të depolitizohen të gjitha institucionet e larta arsimore, veçanërisht Universitetin e Tetovë”, theksoi ndër të tjera Taravari, raporton Nistori.

    14 qershor, BAAL tha se Fakulteti i Shkencave Shëndetësore pranë Universitetit Ndërkombëtar të Merkos nuk do të mund të regjistrojë studentë apo të fillojë punën derisa të plotësohen kërkesat ligjore për akreditimin e programeve të studimit, megjithëse qeveria në largim u nxitua t’i jepte leje.

    Edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme mori vendim me të cilin konstaton se Universiteti ndërkombëtar në Strugë nuk mund të themelojë Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Është anuluar vendimi i kryesisë paraprake të qeverisë, ndërsa informacioni është konfirmuar dje në seancën e parë të qeverisë së re. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASh Diasporë: VLEN bashkëpjesëmarrëse në fshirjen e diasporës, tërhiqni vendimin

    Lajmi i rradhës

    Deponia në Bukovë mbetet problem ekologjik për Ohrin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë