Kosova pothuajse e fundit në rezultatet e PISA-s

    Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

    Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.

    Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë.

    May be a graphic of text that says 'Comparing countries' and economies' Statistically above OECD average statistically different Statistically in science average Science Singapore 2022 561 (China) Science 17 2022 Darussalam H.g (China)* 15 Uruguay 435 432 Zealand* Emirates 2 Switzerland 504 Moldova 26 UnitedKingdom* Mongolia Republic N.A 499 498 12 Sweden 410 Argentina 17 408 491 Netherlands* Hungary Arabia Panama* 15 390 ithuania Indonesia 486 485 484 23 383 380 Macedonia Türkiye 10 12 33 376 Guatemala Malta 476 472 373 Republic N.A 368 462 447 25 Philippine Uzbekistan Cambodia 356 Database, descending order ofthe Table -1 N.A performance PISA 2022 Results OECD'

    Rezultatet e testit “PISA 2022” janë publikuar të martën, ndërsa u prezantuan nga Ministria e Arsimit në një konferencë për media.

    Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, tha se rezultatet kanë qenë të pritshme.

    “Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve”.

    “Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por, ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë Nagavci në një konferencë për shtyp.

    PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.

    Testet eksplorojnë se sa mirë studentët mund të zgjidhin probleme komplekse, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të komunikojnë në mënyrë efektive. Kjo jep njohuri se sa mirë sistemet arsimore po i përgatisin studentët për sfidat e jetës reale dhe suksesin e ardhshëm.

    Studentët iu nënshtruan testeve prej dy orësh, secili kushtuar një lënde. Nxënësve të ndryshëm iu dhanë pyetje të ndryshme testimi dhe kombinime të ndryshme lëndësh (p.sh. matematika e ndjekur nga lexim, ose shkenca e ndjekur nga matematika, etj). Artikujt e testit ishin një përzierje pyetjesh me zgjedhje të shumëfishta të cilat kërkonin që studentët të formulonin përgjigjet e tyre.

    Kosova mori pjesë për herë të parë në PISA në vitin 2015. Duke krahasuar rezultatet në nivel ndërkombëtar, politikëbërësit dhe edukatorët në Kosovë mund të mësojnë nga politikat dhe praktikat e vendeve të tjera. 

    Lajmi Paraprak

    Vdekja e Mirush Kabashit, reagimet e artistëve

    Lajmi i rradhës

    Listat zgjedhore nga Serbia në luftë për të mbledhur vota në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë