Taravari “kërcënon” ministrin Shaqiri: Emëro rektor apolitik në UT, ndryshe do të keni pasoja ligjore

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari përmes rrjeteve sociale me tone kërcënuese ka ‘paralajmëruar’ ministrin e Arsimit dhe Shkencës, që Jeton Shaqiri që të mos rreshtohet në anën e shkelësve të ligjit të Arsimit të Lartë pasi kjo mund të ketë pasoja për të.

    Taravari i sugjeron ministrit të emërojë rektor të ri, apolitik dhe me kredibilitet në Universitetin e Tetovës, duke shtuar se ministri vendimet duhet t’i bazojë në gjetjet e Inspektoratit të Arsimit dhe jo në deklaratat e shkelësve të ligjit. 

    Kreu i ASh edhe më herët kërkoi të merren parasysh gjetjet e inspektoratit të arsimit të lartë dhe Universitetit të Tetovës dhe potencoi faktin se UT-së i duhet një u.d. rektor apolitik dhe ligjor, i emëruar nga qeveria që do t’u jep fund shkeljeve të vazhdueshme ligjore dhe statutare dhe ta kthejnë këtë tempull të dijes në kornizat ligjor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka kryeministër shqiptar me qeveri të zgjeruar

    Lajmi i rradhës

    Oda ekonomike kritikon qeverinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë