Taravari: Konkursi për rektor të ri në UT është joligjor dhe jo në përputhje me statutin e universitetit

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me konkursin për zgjedhje të rektorit të ri të Universitetit të Tetovës. Sipas tij, konkursi është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me vet statutin e universitetit, përcjell Nistori.

    “Autonomia universitare nuk nënkupton kaos dhe mos respektim të ligjit. Ditëve të fundit opinioni publik është i njoftuar për problemet me konkursin për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Tetovës, konkurs i cili është në kundërshtim me Ligjin për arsim të lartë, si dhe kundër statutit të vet universitetit. Gjithashtu, Universiteti i Tetovës (rektorati dhe senati) që nga 2021 nuk vepron sipas ligjit për arsim të lartë. Nga 25 maj 2023 Universiteti është me u.d. rektor me mandat të skaduar. Jemi dëshmitarë se për këtë skandal është njoftuar inspektorati dhe MASh. Pozitat nuk janë pronë personale që të mbahen peng, të merren ose të jepen kur të duan persona të caktuar. Ky kaos duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ftoj Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe qeverinë e RMV-së në krye me kryeministrin Kovaçevski të marrin masa urgjente në përputhje me ligjin”, shkruan Taravari.

    Taravari kërkon të merren parasysh gjetjet e inspektoratit të arsimit të lartë dhe Universitetit të Tetovës i duhet një u.d. rektor apolitik dhe ligjor, i emëruar nga qeveria që do t’u jep fund shkeljeve të vazhdueshme ligjore dhe statutare dhe ta kthejnë këtë tempull të dijes në kornizat ligjor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ShShM: Mos dilni në mal nëse nuk jeni të informuar për vështirësitë

    Lajmi i rradhës

    ShGM: Vendim i turpshëm i Gjykatës së Apelit në Shkup në dëm të gazetarisë hulumtuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë