Taravari: Kushtetuta e RMV-së është e arnuar, na duhet një e gjithë pranueshme

    Kushtetuta jonë është e arnuar, duhet bërë një Kushtetutë që do të jetë e pranueshme, thotë u.d. kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për “Makfax”. Ai thotë se ASh do të marrë pjesë në takimin e lidershipit të thirrur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    “E pranuam takimin e lidershipit me Kovaçevskin, kishim mendim të përbashkët se duhet të shkojmë. Ne do të shkojmë, ky është një moment i rëndësishëm për vendin. Kushtetuta jonë është e arnuar dhe ne duhet të ulemi dhe të bëjmë një kushtetutë që do të jetë e pranueshme”, tha Taravari.

    Ai tha se për momentin mund të na ndihmojë agresioni rus kundër Ukrainës, i cili, siç thotë, mund të përshpejtojë procesin e integrimit europian.

    Për momentin është e paqartë nëse kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski do të dalë në mbledhjen e lidershipit të hënën në Kuvend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bislimovski: Do t’i shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat që të mos ketë shtrenjtim të rrymës

    Lajmi i rradhës

    Ruskovska: Opozita nuk më shkruan, kurse pozita më largon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë