Taravari: Maqedonasit duhet të tregojnë respekt ndaj shqiptarëve dhe jo të kundërshtojnë heqjen e 20%

    Kryetari u.d. i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas takimit të sotëm të liderëve politik, tha se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të shihen si rrezik, por si mundësi për futjen e bashkësive tjera në preambulën e kushtetutës dhe kjo aspak nuk e cenon integritetin e vendit, përcjell Nistori.

    “E hapim se e hapim kushtetutën, duhet të bisedojmë edhe për heqjen e 20% për përdorimin e gjuhës shqipe. Mendoj se, shqiptarët kanë qenë çdoherë në krah të maqedonasve, derisa përcaktoheshte përdorimi i gjuhës së tyre dhe ata duhet të tregojnë respekt ndaj shqiptarëve, të cilët janë një e treta e popullatës që jeton në Maqedoni” – deklaroi Taravari.

    Ai para gazetarëve tha se heqjen e 20% nuk e ka kundërshtuar asnjë lider i pranishëm, duke shtuar se u fol edhe për të ardhmen e vendit dhe nuk u diskutua aspak për shumicë të re parlamentare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Heqja e “20%”, Ahmeti: Duhet parë se cili është prioriteti kryesor në të cilën ndodhet vendi

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit do të udhëhiqet nga Islam Abazi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë