Taravari: në janar të 2024 ASh do të vendosë se si do të shkojë zgjedhje

    Aleanca për Shqiptarët (ASh) në fillim të muajit janar do të mban Kuvendin Qendror në të cilin do të vendoset se si subjekti i udhëhequr nga Arben Taravari do të vepron në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Taravari tha se ka një vendim të kryesisë se ASh-ja duhet të shkon vetëm, por i njëjti mund të vërtetohet ose ndryshohet varësisht kërkesës së anëtarësisë.

    Kreu i ASh-së pranoi se momentalisht në negociatat është edhe me BDI-në edhe me opozitën shqiptare.

    “Ka një vendim të kryesisë së partisë me të cilin neve duhet të dalim vetë në zgjedhjet parlamentare. Ky vendim mund të konfirmohet ose ndryshohet vetëm me vendim të Kuvendit Qendror i cili do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, pra në fillim të muajit janar. Unë jam në komunikim edhe me partitë opozitare edhe me BDI-në, por në fund natyrisht mbetet që refleksionin që e marrim nga baza ta përcjellim në Kuvend dhe kryesi dhe ky vendim të jetë vendim i sjell në bazë të kërkesës së anëtarësisë së ASH-së”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASh-së.

    Lajmi Paraprak

    LEN: BDI-ja i jep tender në vlerë prej katër milionë euro nëntokës serbe

    Lajmi i rradhës

    RMV refuzon kërkesën e Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë