LEN: BDI-ja i jep tender në vlerë prej katër milionë euro nëntokës serbe

    Lidhja Evropiane për ndryshim akuzon BDI-në se derisa krekoset me kryeministrin teknik i cili nuk do të ketë asnjë kompetencë ligjore, nga ana tjetër thellon bashkëpunimin me kompani nga Beogradi, që sipas mediave serbe, pronarët dyshohet se janë struktura kriminele të nëntokës serbe, përcjell Nistori.

    “Së fundmi, kompania NOVO VLT që është në pronësi të lotarisë shtetërore, ku anëtarë të bordit janë Përparim Bajrami, Omer Bunjaku dhe Artan Spahiu, të gjithë anëtarë të BDI-së, kanë firmosur një kontratë në vlerë prej 3 milion e 700 mijë euro, me kompaninë HTL Makedonija, me pronar nga Beogradi, ndërsa përmbajtja e kësaj kontrate është furnizimi me 462 aparate VLT për shkatërrimin e familjes dhe jetës së qytetarëve tanë. Për informacion të opinionit, një vit më parë kur lotarinë shtetërore e drejtonte një drejtor I një partie tjetër, për 500 aparate VLT është paguar 2 milion euro, pra dyfish më pak se tani”, deklaroi Orhan Murtezani, LEN.

    Lidhja Evropiane për Ndryshim pyet BDI-në, se përse nuk janë aq të guximshëm për mbrojtjen e interesave të Kosovës, ku në mënyrë të drejtëpërdrejtë cenohet integriteti i saj territorial nga siç thonë ata, terroristët serb dhe nëse këto biznese janë arsyeja përse ata ishin më të zëshëm për projektin e Aleksandër Vuçiçt për Ballkanin e Hapur se sa për ta mbrojtur Kosovën sot. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse kemi KRYETAR dhe jo KOKTAR?

    Lajmi i rradhës

    Taravari: në janar të 2024 ASh do të vendosë se si do të shkojë zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë