Taravari parashikon përmbysje të BDI-së në zonën e gjashtë zgjedhore

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për TV21 ka zbuluar se gjatë negociatave me BDI-në, partia e integristëve ka qenë në gjendje t’ia pranojë çdo kërkesë të tij, përfshirë këtu edhe presidentin dhe kryeministrin e parë shqiptar.

    “Unë më lehtë e kam pasur të shkoj me pozitën, me BDI-në sepse kemi pasur kemi pasur negociata dhe e kam thënë publikisht. Edhe me zotëri Ahmetin edhe me partitë opozitare. Personalisht e kisha shumë më lehtë. Çfarëdo që kërkoja, edhe kandidat për president ose edhe kryeministër i parë shqiptar, nëse do ta bëja atë kërkesë, do të realizohej. Edhe bartës liste ku të doja… Por nuk është kjo punë personale. Kjo është punë e vijës, trajektores historike e Aleancës për Shqiptarët. Ne nëse do të vendosim të shkonim me BDI-në, do të mund ta bindim edhe anëtarësinë, por unë ia dhashë shansin zërit të qytetarit, zërin e simpatizantit tonë se Aleanca nuk guxon ta bëjë atë që e bëri Besa në 2016-n dhe 2020-të. Ky është realiteti. Nuk mund t’i ikim dhe për herë të parë të gjitha partitë opozitare të bashkohen në një front”, tha Taravari.

    Taravari parashikon debakël të BDI-së ne zonën e 6 zgjedhore: Do të jetë diferencë e madhe

    Taravari theksoi se është i bindur se opozita shqiptare (VLEN) do të ketë disa deputetë më tepër se BDI në zgjedhjet e fundit. Taravari tha se pret që vetëm në zonën e 6 zgjedhore të jenë para BDI-së me 2-3 deputetë.

    “LEN do të jetë minimum disa deputetë para BDI-së, dmth…nuk them numra, vetëm në zonën zgjedhore 6 do të jetë diferencë e madhe. Nuk i them numrat dot, por mendoj se do të jetë diferenca 2-3 deputetë në raport me BDI-në”, tha Taravari.

    Taravari: BDI-ja duhet të shkojë në opozitë

    Taravari ka vlerësuar se koalicioni VLEN, do ta bëjë ndryshimin te shqiptarët dhe se partia Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të shkojë në opozitë.

    “Më 8 maj do të vjen ndryshimi. Ndryshimi gjatë pritej te shqiptarët. Nuk them kundër BDI-së diçka, por mendoj se sistemi i kalbur është ai që ne duhet ta ndryshojmë, jo një parti. Por dhe një parti politike për të qenë ashtu siç duhet, i duhet të kalojë një periudhë në opozitë. Unë mendoj se ne si Aleancës për Shqiptarët, Alternativa, Besa dhe LD-ja mund ta bëjmë këtë… “, tha Taravari.

    Taravari me rezerva: Mickoski ka qëndrime konfuze, nuk jemi takuar gati një vit

    Taravari shtoi se gati 1 vjet nuk ka pasur kontakt me VMRO-DPMNE-në, respektivisht që nga shkarkimi i Zudi Kokës nga funksioni i drejtorit të N.P.K. “Higjiena Komunale” në Shkup. Taravari tha se me Mickoskin është takuar në nëntor, para se ASh të hynte në Qeveri. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lloga: ASh e vetme do të marrë gjashtë deputetë

    Lajmi i rradhës

    Grubi: Ali Ahmeti është misionar, jo funksionar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë