Lloga: ASh e vetme do të marrë gjashtë deputetë

    Ende nuk ka diçka konkrete, sipas Krenar Llogës, në lidhje me zërat për një koalicion mes tyre, si krah i Ziadin Selës në ASh dhe partive të sapoformuara, PDE e Arjanit Hoxhës dhe Lëvizja Populli e Skënder Rexhepi Zejdit.

    “Këto tema akoma nuk janë diskutuar sepse ne dalim prej një situate krize dhe prej situatës jemi duke menaxhuar këtë pjesë të njerëzve, për të sensibilizuar dhe për të treguar se çfarë ka ndodhur. Nuk është menduar dhe as biseduar në lidhje me këto tema. Normalisht, në fuqi mbetet vendimi i kryesisë qendrore që ne vetë të shkojmë në zgjedhje. Në momentin që ne stabilizohemi, në pikëpamjen që ta menaxhojmë këtë situatë të kësaj vale të parë ‘goditëse’ të opozitës, këtij entuziazmi me fishaekzjarre, që duan t’i japin një entuziazëm se u bë opozita bashkë. Nuk ka opozitë të bërë bashkë. Ka Besa që ka tubuar rreth vetes së vet ish partiakët e vet, Kastriotin, Afrimin. Dhe nëse janë pajtuar është e çuditshme se pse duhet të ekzistojnë edhe logot edhe të Alternatvës edhe të Besës”, deklaroi Krenar Lloga në Klan Debat.

    Lloga në Klan Debat ka folur për zhvillimet e ngjarjeve që çuan deri në përçarjen e Aleancës për Shqiptarët dhe ndarjen e saj në dy tabore me dy kryetarë partie. Sipas Llogës, oferta që Taravari e ka marrë nga LEN nuk është më e madhe se 5 deputetë.

    “Sa deputetë merr Aleanca nga ky koalicion, e pyeta. Më tha, 5-6. Po i them në 10 deputetë, 30 përiqndëshi është 3. Në 5 është 1. D.m.th. në këtë që më përkthen në numra Aleanca duhet të përgjysmohet në koalicionin me LEN dhe unë nuk mund ta pranoj se Aleanca duke qenë e vetme, ka kapacitetin që në rezultatin më të keq të saj të ketë 6 deputetë”, tha mes tjerash Lloga duke rrëfyer bisedën që ka pasur me Taravarin para se të ndodhte përçarja.

    Sekretari i Përgjithshëm i ASh-së, Krenar Lloga i ka bërë thirrje kreut të ASh-së, Arben Taravari që të dorëzojë vulat e partisë, pasi për ta janë shumë të rëndësishme. Sipas Llogës, Taravari e ka pranuar se për të, partinë nuk e bëjnë vulat. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Karburante më të lira për shoferët

    Lajmi i rradhës

    Taravari parashikon përmbysje të BDI-së në zonën e gjashtë zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë