Taravari: Sela do të ketë mbështetjen time nëse kandidon për kryetar të ASh-së

    Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëherit Sekretar i përgjithshëm i ASh-së ka bërë të ditur se kongresi në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri i partisë në vend të Ziadin Selës do të mbahet më 27 mars, përcjell Nistori.

    “Nëse Sela kandidon, unë nuk do të kandidoj dhe ai do të ketë mbështetjen time, por nëse nuk do të kandidojë, mund edhe të mendoj. Me Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyer”, tha Taravari për “Utrinski Brifing”.

    Aleanca për Shqiptarët nuk doli mirë në zgjedhjet e fundit lokale. Prandaj janë bërë analiza, tha Taravari, duke shtuar se numri i votave ka rënë nga viti 2020 në 2022.

    Taravari komentoi se dalja në zgjedhje parlamentare dhe lokale është ndryshe dhe partia e tij është e vetëdijshme për gabimet dhe do t’i korrigjojë. Ai thotë se partia e tij është shtylla e interesave të shqiptarëve në Maqedoni dhe se ata kanë ide se si ta mposhtin BDI-në në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me partitë tjera, sepse qëllimi i tyre është ndryshimi i bllokut shqiptar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASh: Bujar Osmani financuesi kryesor i Rusisë, MPJ furnizohet nga kompania ruse

    Lajmi i rradhës

    Çfarë loje luan Vuçiçi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë