Taravari: Shqiptarët po diskriminohen

    Rreth 30% e banorëve të Maqedonisë së Veriut i përkasin nacionalitetit shqiptar, por përkundër marrëveshjeve ekzistuese për një bashkëjetesë me maqedonasit, ata vazhdojnë të diskriminohen.

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, që udhëheqë edhe me komunën e Gostivarit, tregon ndryshimet që janë bërë e që duhen arritur në integrimin e shqiptarëve. “Shkoni në lagjet e Shkupit, të banuara me maqedonas dhe do të shihni që është një qytet mbase ndër më të mirët në rajon. Nëse kaloni në zonat ku jetojnë shqiptarët, për shembull në Çair, Butel, Saraj, do të shihni sikur jeni në një botë tjetër”, thotë Taravari për Top Chanel.

    Përkundër që gati gjysma e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga ministra shqiptarë, diskriminimi thotë Taravari është i dukshëm. “Por, përsëri për maqedonasit për pozicione të caktuara është nonsens që shqiptarët të udhëheqin, p.sh. Në njësinë speciale të policisë, për shqiptarët është e pamundur të jetë anëtarë i atyre njësive, Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë është nonsens të jetë shqiptar, kryeministri është nonsens të jetë shqiptar, kryetari i shtetit as që diskutohet”, shprehet ai.

    Megjithatë, Taravari synon që me ndryshimet kushtetuese që do bëhen të arrihen disa ndryshime në favor të shqiptarëve. “Aleanca për Shqiptarët do të insistojë me këmbëngulesi që gjuha shqipe të definohet ashtu si duhet, jo si për qindje, por të jetë zyrtare, të jete gjuha shqipe dhe maqedonase, jo gjuha maqedonase dhe gjuha që flasin mbi 20%”, potencon Taravari.

    Por, për të arritur deri te ndryshimet, duhet punë shton kreu i ASH-së, dhe një strategji e mbështetje nga shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë. “Shqipëria dhe Kosova e kanë për obligim që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Shqipëri dhe në Kosovë të bëjnë një strategji që kurrë nuk e kanë bërë. Një strategji afat shkurte, afat mesme dhe afat gjate për t’i sinkronizuar veprimet e shqiptarëve në rajon ku jetojnë”, deklaroi Taravari. Për të drejtat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim më të dinjitetshëm, Arben Taravari thotë se duhen edhe ndryshime të partive shqiptare që tash e 20 vjet u kanë prirë atyre.

    Lajmi Paraprak

    “Errësirë në mesditë” e Artur Kestlërit

    Lajmi i rradhës

    QEVERIA THOTË SE MUNGOJNË AFËR TETË DEPUTETË! Matematika rreth ndryshimeve kushtetuese!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë