Taravari: shtylla e parë e VLEN-it është BE-ja

    Programi i koalicionit “VLEN” bazohet në katër shtylla kryesore dhe së shpejti i njëjti do të publikohet. Kështu ka bërë të ditur Arben Taravari, kandidati i koalicionit “VLEN” për president të Maqedonisë.

    Në intervistë për “TV Telma” ai tha se shtylla e parë është Bashkimi Evropian.

    “Kjo është rruga në të cilën Maqedonia duhet të vazhdojë. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe me çdo kusht do të insistojmë që kjo rrugë të kalojë dhe të fillojmë sa më shpejt negociatat me Bashkimin Evropian. Shtylla e dytë janë ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëjmë, sepse është kusht për të vazhduar rrugën evropiane”, theksoi Taravari.

    “Shtylla e tretë e programit do të jetë sundimi i ligjit. Presidenti ka kompetencë të zgjedhë anëtarë të organeve të ndryshme të sistemit juridik në Maqedoni, dhe kjo është një betejë shumë e rëndësishme për vendin tonë. Dhe shtylla e katërt i referohet stabilitetit dhe bashkëpunimit – ndërkombëtar dhe rajonal”, shtoi Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Mos pyet “Google” (map) se të degdis në Qafë të Murrizit!

    Lajmi i rradhës

    Erdogan: Turqia mbështetë fuqishëm udhëheqësit e Hamasit

    Lajme tjera

    RMV, ditë jo pune

    Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) njoftoi se në pajtim me Ligjin për festat, 8 shtatori (e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë