Taravari thotë se është kërcënuar në shtëpinë e tij | “I thash Spasovskit se ku duhet ta paraqes rastin, në polici apo në Reçicë të Vogël”

    Kandidati për kryetar në komunën e Gostivarit, Arben Taravari sonte në TV Alfa ka foluur për fushatën politike në vend dhe ka kritikuar qeverinë për tragjedinë në Tetovë dhe mos marrjen e përgjegjësisë për 14 viktimat, përcjell Nistori.

    “Erdhën gjërmanët dhe shkuan. A thanë diçka! A do të presim ende një muaj, dy, tre, pesë apo gjashtë. Dhe pas një dite tjetër do të ndodh një skandal tjetër i ri. Çdo muaj keni nga një super skandal të ri. Çështja me pasaportat si mbeti. Sigurisht do të përgjigjen dy apo tre njerëz dhe aq. Kur bëhet fjalë për BDI-në, nuk diskutohet. Ata e kanë patjetër të jenë të mbrojtur. Për ata nuk vlen ligji, për të tjerët vlen”, ka deklaruar Taravari.

    Ai shtoi se BDI tani përhap frikë në Ballkanin Perëndimor. Policia është lëshuar dhe i kërcënon biznesmenët. Sipas tij, lirisht mund t’ju vrasin dhe asgjë askujt.

    “Mua në shtëpi, para dy muajsh më kanë ardhur katër persona-dilerë, njerëz të armatosur, me pistoletë, katër narko-dilerë, narkomanë. Të incizuar me kamerë. I jam paraqitur ministrit të MPB-së dhe i kam thënë nuk është në rregull. Nëse kjo ndodh me një kryetar komune, në dy të natës, çfarë po i ndodh një qytetari të thjeshtë”, i është përgjigjur Taravari.

    Spasovski e ka urdhëruar Taravarin që rastin ta paraqesë në polici, por ai i është kthyer me ironi se ku duhet ta paraqesë, në Reçicë të Vogël. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kryeministri Kurti: Aleksandar Vuçiq është problemi, jo Kosova

    Lajmi i rradhës

    Zaev: U japim shans të rinjve dhe energjisë së re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë