Zaev: U japim shans të rinjve dhe energjisë së re

    LSDM nuk do të ishte LSDM nëse nuk kryeson në ndryshime. Ne i japim një shans të rinjve, energjisë së re që lulëzon në to, të rinjve, dëshirës dhe në mënyrën e tyre avangarde për t’u inkorporuar në të tashmen dhe të ardhmen. Ishte e vështirë të merrej vendimi për të zgjedhur një kandidat për kryetar të Komunës së Strumicës. Ne vendosëm t’i jepnim një shans Kostadin Kostadinovit, i dhamë përparësi të rinjve. Është më se e sigurt se më 17 tetor do të ndodhë pas LSDM – LSDM, pas Kostas – Kostadini, porositi kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, mbrëmë nga Strumica, përcjell Nistori.

    Procesi i dhënies së një shansi të rinjve, theksoi Zaev, tashmë ka filluar kudo në vend dhe ne kemi caktuar staf të rinj në një numër pozicionesh drejtuese, duke ua besuar kështu atyre përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

    Kur e shoh Kostadin Kostadinovin, tha Zaevi, është sikur e shoh veten dhe besoj në të dhe të 23 kandidatët nga lista e këshillit të LSDM -së dhe koalicionit “Më e mira për komunën time”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari thotë se është kërcënuar në shtëpinë e tij | “I thash Spasovskit se ku duhet ta paraqes rastin, në polici apo në Reçicë të Vogël”

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet gjermane çelin një epokë të re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë