Të dhëna shqetësuese për dhunën ndaj grave në RMV

    Shifra alarmante të dhunës ndaj grave në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ministrisë së Brendshme vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2023 janë evidentuar 517 vepra penale që lidhen me dhunën në familje. Ndërkohë 3 vrasje të grave kanë ndodhur vetëm në 3 muajt e parë të vitit. Nga viti 2017-2022 në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 22 raste femicidi apo vrasje të grave dhe vajzave.

    Gratë, të mbijetuara të dhunës në familje iu bëjnë thirrje institucioneve t’i trajtojnë me seriozitet denoncimet për dhunë në familje dhe kërkojnë luftë më efikase për parandalimin e femicidit.

    “Ka shumë gra të dhunuara i bëj apel policisë mos tallen, ta marrin punën seriozisht, pastaj kur ndodh më e keqja atëherë është shumë vonë. Kemi dy raste të reja ku kishim një viktimë nga Kosova si Liridona që u vra nga bashkëshorti, rasti tjetër vajza 14 vjeçare Vanja nga Shkupi ku babai i saj mori pjesë në këtë vrasje. Ju lutem mos të vijë puna në të tilla raste”, tha një e mbijetuar e dhunës.

    Zv/Avokatja e Popullit Suzana Saliu inkurajon gratë të denoncojnë dhunën dhe mos të heshtin.

    “Unë nuk mund të them se është rritur numri i dhunës familjare apo jo, mirëpo mund të them se është rritur numri i denoncimeve, i paraqitjeve, i kallëzimeve të dhunës familjare. Me këtë rast edhe qëllimi i medias dhe qëllimi jonë është që punojnë për të drejtat e njeriut, t’i inkurajomë të gjithë, jo vetëm gratë, por të gjithë që vlerësojnë se janë viktimë familjare që rastet të denoncohen”, u shpreh Suzana Saliu, zv.Avokate e Popullit.

    Pas vrasjes në mënyrë makabre të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi, prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve. Zv.avoktja e Popullit Suzana Saliu në intervistë për Alsat tha se pas këtij rasti të gjithë duhet të jenë më syçelë.

    10’“Është mirë që të jemi më vigjilent. Pas rastit të Vanjës, pas kësaj vrasjeje makabre të gjithë duhet të jemi më syçelë. Edhe institucionet, sidomos shkollat, sidomos prindërit  por mendoj se të gjithë jemi më syçelë”, theksoi Suzana Saliu, zv.Avokate e Popullit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    S’ka konferencë me BE-në pa ndryshime kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Ulen çmimet nëpër restorantet e Ohrit, frikë se mund të mbyllen lokalet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë