Të dielën do të mbahet marsh në solidaritet me popullin e Palestinës

    Të dielën në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të mbahet marsh solidariteti me popullin e Palestinës, pas eskalimit të dhunës në Gaza nga forcat izraelite ditët e fundit.

    Njoftimi është publikuar në rrjetet sociale, në të cilin thuhet se populli palestinez në Jerusalemin lindor ballafaqohet me spastrim etnik nga shteti i Izraelit.

    “Si rezultat i sulmeve dhe dhunës që përdorën autoritetet izraelite, vetëm këtë javë janë vrarë mbi 30 palestinez, prej të cilëve 14 fëmijë, ndërsa kanë mbetur edhe qindra të lënduar. Përveç kësaj, dhuna sistematike është edhe në dëbimin dhe uzurpimin e shtëpive të palestinezëve në Jerusalem, dhe për këtë arsye duhet ndërkombtarisht të kundërshtojmë këtë shtypje”.

    “Në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe rezistencën e tyre, të dielën në ora 12:00 do të mbahet marsh protestues në sheshin “Maqedonia”. Rikujtojmë për respektim të masave për mbrojtje shëndetësore, të parapara nga autoritetet”, thuhet në njoftimin në Facebook.

    Ndryshe, marshe të tilla ditëve të fundit janë organizuar në shumë shtete evropiane, ndërsa sot (e premte) është mbajtur edhe në Kosovë.

    Lajmi Paraprak

    Josef Szekely dhe fotografitë më të hershme të Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Piktura e Picasso-s u shit për më shumë se 103 milionë dollarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë