Komunikata e plotë e të diplomuarve shqiptarë në universitetin e Az’harit:
Në opinion çdo ditë e më shumë paraqiten komente dhe reagime të shumta që kërkojnë mu nga Myftinia e Shkupit prononcim të qartë për çështjen e njeriut kontravers që paraqitet me nofkën Tim Shkupi e që me uzurpim të titujve dhe simboleve fetare ofendon rëndë ndjenjat fetare të shqiptarëve kudo në botë.
Nevojën për qartësim dhe distancim të parët e kërkojnë hoxhallarë dhe teologë nga Shkupi pasi ky keqpërdor në ofendime, kudo nëpër botën shqiptare, emrin e këtij qyteti të lashtë shqiptar dhe qendër e jetës dhe arsimit fetar në Ballkan për shekuj me rradhë. Hoxhallarët janë decid se nuk duhet toleruar dhe lejuar në asnjë mënyrë që dikush me arsimim fetar të kryer, as për gjysë-hoxhe, të thiret në emër të një kësi simboli dhe titulli islam si: imam, hoxhë, teolog islam dhe të ngjajshme.
Të gjithë hoxhallarët e Shkupit ndihen të turpëruar botërisht nga kjo hamendje që nuk e qartëson Bashkësia Fetare Islame, Shoqata Ilmije e më saktë Myftinia e Shkupit. Nuk lejohet që qëndrimi, shetitja, e ngelmja në provime dhe jetesa në Kairo të Egjiptit, qoftë kjo edhe disa vjeçare të keqpërdor namin, nderin dhe gradën që ua ka dhënë Universiteti më i vjetër në botë me kontinuitet, Azhari-Sherif, shumë të diplomuarve shqiptarë anekand botës shqiptare. Me qindra hoxhallarë dhe personalitete islame nga këto treva me shumë përkushtim, vuajtje dhe mund kanë kryer atë shkollë dhe kanë marrë titujt islam në atë vend dhe qendër universitare të largët dhe paraqet ofendim që dikush të barazohet me ato vetëm me pretendim dhe vetëm me përvojë të ngeljes në disa provime.
Asociacioni Botëror i të Diplomuarve në Al Az’har – Dega e Maqedonisë së Veriut, hoxhallarë nga Shkupi dhe tjerë, sikur Ibrahim Shabani, ish myfti i Shkupit dhe i diplomuar nga Universiteti i Az’harit.
Shafi Ajdini i diplomuar nga Az’hari dhe kryetar i shoqatës së studentëve shqiptarë pranë këtij universiteti në vitet e ’90-ta, përçojnë këtë të vërtetë të përcjellur nga të diplomuar të vërtetë nga Al-Azhari, por edhe presionin dhe turpërimin që ndiejnë nga hoxhallarë, akademikë, dijetarë dhe nëpunës fetarë islam nga gjithë bota shqiptare dhe diaspora të cilët nënvizojnë se mu nga Shkupi duhet bërë këto qartësime.
Këto hoxhallarë shprehen të gatshëm t’i ndihmojnë Myftinisë së Shkupit për sqarimin e nevojshëm dhe të menjëhershëm në çfarëdo mënyre që ky organ i BFI-së të ketë nevojë, por njëkohësisht paralajmërojnë se nëse kjo nuk ndodh shpejt, ata do bëjnë edhe presion direkt te Myftinia, me peticion dhe protesta, që sa më shpejtë të reagohet që të mos vazhdon dëmi kombëtar dhe fetar që bëjnë këto rrena dhe provokime në opinion e që e njollosin krejt Shkupin dhe hoxhallarët.
*Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.