Taravari: shpresoj që zgjedhjet të jenë fer dhe demokratike

    Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, e ka realizuar të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale.

    Pas votimit, ai i ftoi qytetarët të realizojnë të drejtën e votës, duke shtuar se 8 maji do të jetë ditë më e rëndësishme.

    “Sot bashkë me familjen e bëmë obligimin tonë si qytetarë të këtij shteti. Porosia ime është që këto zgjedhje të kalojnë fer dhe të jenë demokratike dhe në fund sot është dita kur sovrani vendos kush do t’i fitojë zgjedhjet. Dhe kushdo qoftë që merr më shumë përkhrahje do ta urojmë. Shpresoj që 8 maji të jetë ditë më e rëndësishme se sot”,

    I pyetur nga Nistori për deklaratat e Bilall Kasamit, i cili tha se pushteti ka bërë veprime që janë në kundërshtim me procesin e lirë demokratike, Taravari tha se i di ato informacione dhe se i kanë paraqitur në institucionet e duhura./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ambasadat e huaja ndjekin procesin e votimit në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Parlamenti Europian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë