“Të hapen sa më shpejt bisedimet për hyrjen e Shqipërisë dhe RMV-së në BE”

    Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq priti dje në takim komisionarin e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi me të cilin ka biseduar mbi procesin e zgjerimit të BE-së, njoftoi qeveria kroate.

    Plenkoviq theksoi nevojën e hapjes sa më të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian.

    U diskutua për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe proceset reformuese në atë vend.

    Plenkoviq theksoi rëndësinë e ndryshimit të ligjit zgjedhor të BeH-së, me qëllim që të sigurohet barazia e kroatëve si popull përbërës.

    Ai theksoi se reforma zgjedhore është vendimtare për funksionalitetin dhe stabilitetin e BeH, si dhe për të ardhmen e saj evropiane, në të cilën BeH ka mbështetjen më të madhe nga Kroacia.

    Lajmi Paraprak

    SAShK-u fiton betejën përballë Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Bunjaku: Lojtarët më të mirë po ikin nga Maqedonia, duhet të marrim lojtarë nga Afrika

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë