Të pakënaqur dhe pa shpresë se do bëhet mirë

    Kriza ekonomike, varfëria dhe përjashtimi social me 63 për qind përbëjnë rrezikun kryesor që theksojnë në sondazhin e Këshillit të Koordinimit Rajonal, qytetarë t e Ballkanit Perëndimor lidhur me atë se çka ka më së shumti ndikim negativ në ndjenjën e tyre të sigurisë në rajon. Barometri i Sigurisë gjithashtu ka realizuar më shumë sondazhe për situatën ekonomike në shtetet e rajonit, si dhe perceptimin e qytetarëve për gjendjen e tyre personale pordhe të shtetit ku ata jetojnë në aspektet e ndryshme ekonomike. Në pyetjen se “Sa janë të kënaqur me atë se si shkojnë gjërat në ekonominë e tyre”, qytetarët e Maqedonisë me notën mesatare prej 2.4 janë më të pakënaqurit në rajon, ndërsa ky tregues është më i dobët edhe në raport me mesataren e rajonit prej 2.9 për qind. Në total, 34 për qind e të anketuarve në vendin tonë janë plotësisht të pakënaqur, 30 për qind janë as të kënaqur dhe as të pakënaqur, 18 për qind janë kryesisht të pakënaqur, 12 për qind kryesisht janë të kënaqur, dhe 5 për qind janë plotësisht të kënaqur.

    Gjithashtu, qytetarët e Shqipërisë, shprehin pakënaqësinë më të lartë për sigurinë ekonomike në raport me vendet e tjera të rajonit në anketën e realizuar nga Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC), për Barometrin e Sigurisë në rajon. Të dhënat tregojnë se 28 për qind e të anketuarve në Shqipëri ishin tërësisht të pakënaqur me sigurinë e tyre për gjendjen ekonomike. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, pasi vetëm 24 për qind e qytetarëve të Bosnjës e Hercegovinës kanë shprehur pasiguri të lartë për gjendjen ekonomike, 21 për qind e shtetasve nga Kosova, 15 për qind e shtetasve të Maqedonisë së Veriut, 7 për qind e qytetarëve të Malit të Zi dhe 15 për qind e qytetarëve të Serbisë. Janë interesante edhe pritjet e qytetarëve për vitin e ardhshëm dhe mendimi i tyre se sa në 12 muaj e ardhshëm, situata e tyre e sigurisë personale në aspektin ekonomik do të jetë më e mirë, më keqe, apo e njëjtë.

    Më shumë se gjysma e popullsisë së anketuar në Mal të Zi (64 për qind ) presin që siguria e tyre personale në ekonomi do të mbetet e njëjtë , ndërsa 29 presin ditë më të mira në 12 muajt e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, 49 për qind e qytetarëve në Shqipëri presin të bëhet më mirë dhe 40 për qind presin të mos ndryshojë situata. Në Maqedoninë e Veriut, më shumë se gjysma e qytetarëve apo 56 për qind presin që situata të mos ndryshohet, 26 për qind janë optimist se do të bëhet më mirë dhe 16 për qind janë pesimistë dhe presin përkeqësim ekonomik në rrafshin personal lidhur me sigurinë ekonomike. Në nivelin rajonal, rreth 49 për qind e të gjithë të të anketuarve nuk presin të shohin asnjë ndryshim lidhur me situatën e sigurisë së ekonomive të tyre kombëtare në vitin e ardhshëm. Inkurajuese është fakti se 31 për qind e të anketuarve presin përmirësim, ndërsa 18 për qind e të anketuarve presin përkeqësim.

    Më shumë se gjysma e popullsisë së anketuar në Mal të Zi (58 për qind ) presin që situata e sigurisë ekonomike në shtetin e tyre do të jetë më e mirë në 12 muaj e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, vetëm 13 për qind e të anketuarve në Bosnjë dhe Hercegovinë presin për të parë një përmirësim, ndërsa 29 për qind besojnë se gjendja do të përkeqësohet. Kosova është më e qëndrueshmja për sa i përket pritjeve të sigurisë me 64 për qind të të anketuarve, që nuk presin ndonjë ndryshim në sigurinë e ekonomisë e tyre në vitin e ardhshëm. Në Maqedoninë e Veriut, gati një e treta apo 27 për qind e popullatës presin që ekonomia në rang vendi të bëhet më e mirë apo të përmirësohet, 49 për qind apo gati gjysma presin të mos ketë ndryshime apo të jetë situata e njëjtë dhe 21 për qind presin përkeqësim ekonomik. Analiza e RCC tregon se Barometri Ballkanik i sigurisë në edicionin 2021 shënoi përmirësime të perceptimit për sigurinë ekonomike. Një vit më parë, shumica e të anketuarve ishin të pakënaqur me gjendjen ekonomike. Tani, siguria ekonomike perceptohet më pozitivisht, pasi 38 për qind janë të kënaqur dhe 30 për qind të pakënaqur.

    LAJMET E RREME DËMTOJNË EKONOMINË

    Njëherësh 77 për qind e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, mendojnë se ekzistimi i lajmeve të rreme ose keqinformimi paraqet një problem në ekonominë e tyre. Pothuajse të gjithë të anketuarit nga Maqedonia e Veriut, (94 për qind ) perceptojnë “lajme të rreme” ose dezinformatat si një problem i mundshëm për ekonominë e tyre. Ata ndiqen nga të anketuarit nga Serbia (86 për qind), Shqipëria (83 për qind), Bosnja dhe Hercegovina (74 për qind), Mali i Zi (67 për qind) dhe Kosova (57 për qind).

    Lajmi Paraprak

    Rritet interesimi për shkollat profesionale

    Lajmi i rradhës

    RMV | Reformat në arsim, peng i politikës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë