Të rinjtë e RMV-së synojnë të largohen nga vendi i tyre

    Perspektiva bashkëkohore e temave të ndryshme në çështjet kryesore sociale dhe zhvillimore të politikave rinore në Maqedoninë e Veriut gjenden përpara disa sfidave të ndryshme. Sot, të rinjtë gjenden përpara një krize globale shëndetësore dhe socio-ekonomike me të cilën pandemia e Kovid-19 ka shkaktuar. Përveç kësaj, perspektivat e të rinjve janë domethënëse për sa i përket kontekstin dhe zhvillimet lokale, dhe janë të lidhura ngushtë me arritjet të prioriteteve kryesore strategjike të shtetit.

    Analizat e fundit të realizuara nga Forumi Rinor Arsimor (FRA) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë thuhet që 58 për qind e të rinjve synojnë që të largohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nëse u jepet mundësia. Nga këto shifra, vetëm 6.9 për qind do të ktheheshin përsëri në vend. Po ashtu 69.4 për qind e të rinjve kurrë nuk janë konsultuar me autoritetet, as në nivel lokal as në atë qendror për problemet që i kanë. Ndërkaq shumica e të rinjve me 62 për qind konsiderojnë se Qeveria nuk është angazhuar sa duhet për të adresuar problemet e të rinjve me çka vetëm 24 për qind kanë një mendim pozitiv në lidhje me punën e Qeverisë.

    Dimitar Nizamovski, koordinatori i kësaj organizate thekson se sipas hulumtimit të fundit të tyre dukshëm të rinjtë shprehin pabarazinë dhe pasigurinë në vend. “Pabarazia, pasiguria dhe pritshmëritë e ndryshme mbizotërojnë te të rinjtë e vendit, pra më shumë se gjysma e të anketuarve në nivel republikan të moshës 15-35 vjeç do të shprehnin dëshirë për të emigruar jashtë vendit. Për më tepër, shumë të tjerë janë të pakënaqur me pozicionin e tyre në shoqëri, dhe shumë prej të rinjve nuk duan të kthehen përsëri në Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e faktorëve që mund të ndikojnë në vendimin për hapa të tillë është jeta e sigurt dhe standardi jetësor”, thotë Nizamovski.

    Ndërsa sipas analistit për politika rinore, Sefer Selimi, mungesa e perspektivës si dhe mungesa e funksionimit të institucioneve shtetërore siç duhet ka bërë që rinia të ndjehet e pasigurt në vend.“Mungesa e qartë e perspektivës, e ngarkuar nga sistemi gjysmë funksional shtetëror, i cili mbështetet më tepër në improvizime momentale se sa në funksionim normal të bazuar mbi strategji afatgjate dhe kryekëput mbi lidhjet personale qoftë për të marrë shërbimin publik ose për tu bërë pjesë e tij mbysin dëshirën që të rinjtë të planifikojnë jetën e tyre në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin perëndimor. Gjithashtu korrupsioni i shpërndarë në të gjitha nivelet vrasin shpresën, idenë dhe çdo përpjekje që mund të niset nga ideja dhe përpjekjet individuale dhe besimi që ato mund të arrijnë në jetë pa qenë peng i partisë apo të korruptuarit që çan sistemin. Këto dhe te tjerë faktor të lidhur me ketë nxisin edhe dëshirën për tu shpërngulur”, deklaroi për KOHA, Sefer Selimi.

    Ndërkohë, Qeveria ka paralajmëruar ndryshime për të parandaluar këtë valë ikjesh, duke premtuar vende të reja pune për të rinjtë, standard ekonomik më të mirë, luftë kundër korrupsionit, dhe një shtet të drejtë dhe barabartë për të gjithë. Shpresohet se kjo mund të krijojë ambient tjetër për gjithë qytetarët, por nuk dihet se kur dhe si do të realizohen këto premtime, që me vite të tëra në vazhdimësi përsëriten./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Dekada për t’i rikuperuar dëmet nga zjarret

    Lajmi i rradhës

    Pas tetë vitesh filluan të qarkullojnë autobusët në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë