Vuçiq para turmës në Beograd, pritet dorëheqja e paralajmëruar nga posti i presidentit

    Fotografia: Insajder

    Një numër i madh njerëzish janë mbledhur në Parkun Pionirski, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua të pranishmëve para fjalimit publik të paralajmëruar, përcjell Nistori.

    Insajder raporton se rruga “Kralja Milana” është mbyllur për qarkullim.

    Vuçiq kishte paralajmëruar më herët se sot do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës.

    Sipas Insajderit, një kolonë prej rreth shtatë ose tetë taksish, që mbanin flamuj serbë, është parë në Urën e Brankos, duke u drejtuar drejt qendrës së qytetit.

    Një kolonë e madhe motoçiklistësh ka mbërritur gjithashtu pranë ndërtesës së Presidencës përmes rrugës “Kralja Milana”.

    Sipas raportimeve të mediave, edhe mbështetës të qeverisë janë mbledhur pranë kryqëzimit “London”.

    Siç dihet, Vuçiq kishte njoftuar më parë se sot, më 27 shtator, rreth orës 20:00, do të jepte dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pa transport publik, studentët e UNT-së me vështirësi arrijnë në fakultet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë