Tearca pret ndihmë nga qeveria

    Kanë kaluar tre javë që nga vërshimet në territorin e komunës së Tearcës, ende nuk ka një vlerësim të saktë se sa janë dëmet që pësuan banorët e tre fshatrave të kësaj komune. Janë 86 objekte që kanë pësuar dëme nga këto përmbytje, ndërsa banorët presin që komuna së bashku me institucionet qendrore të ndihmojnë për të tejkaluar këto probleme. Kryetari i kësaj komune Nuhi Neziri, ka thënë se komisioni ka dalur në teren dhe është duke bërë vlerësimet e sakta dhe ditëve në vijim do të del me të dhëna kokrete.“Komisioni është duke bërë vlerësimin konkret.   Janë 86 shtëpi që kanë pësuar nga vërshimet dhe informacionet e sakta i ka ky komision. Fillimisht ky komision ka bërë kategorizimin e dëmeve dhe pastaj vlerësimin.Në me këtë rast, parimisht kemi bërë dy informacione. E para, për dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë dhe informacioni I dytë ishte mbi dëmet në amvisëri .Shumë shpejt do të dilet me një informacion lidhur me punën e këtij komisioni”, deklaroi kryetari komunës së Tearcës Nuhi Neziri.

    Në ndërkohë, për kompensimin e dëmeve, komuna nuk ka mjete të mjaftueshme, pohon kreu i kësaj komune. Kreu i komunës së Tearcës pret ndihmë konkrete edhe nga qeveria pasi që vet si komunë nuk mund të mbulojë dëmet që janë shkaktuar. Sipas tij, pritet që të themelohet edhe një fond solidar për t`ju dalë në ndihmë këtyre qytetarëve, të cilët nuk mund të riparojnë dëmet e shkaktuara. Bëhet fjalë për dëme në amvisëri, kryesisht bodrume të vërshuara, por edhe murre të rrënuara si dhe automjete të dëmtuara.“Jo, fatkeqësisht jo, sepse tek ne edhe në buxhet edhe në parashikimet që janë bërë në fillim të përpilimit të buxhetit, këto mjete me kaq dëme të përmasave të këtilla është e pamundshme, por edhe me vendim të këshillit të komunës, ka një iniciativë që të themelohet një fond solidar që do t`ju vijë në ndihmë qytetarëve. Kurse, në parim këtë mbështetje e presim nga qeveria gjë për të cilën edhe janë zotuar”, tha Neziri.

    Ndryshe, pasditen e 5 korrikut, rajoni i komunës së Tearcës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me stuhi dhe breshër, duke shkaktuar përmbytje në shumë shtëpi në fshatrat Tearcë, Sllatinë dhe Neproshten. Kryesisht uji kishte depërtuar nëpër objekte banimi, ndërsa dëme u shkaktuan edhe në infrastrukturën rrugore në disa vendbanime. Për disa orë disa vendbanime kishin ngelur pa rrymë elektrike, ndërsa ishin bllokuar disa rrugë lokale dhe rruga regjionale Tetovë-Jazhincë. 

    Lajmi Paraprak

    Gjysma e Ballkanit mendon të emigrojë

    Lajmi i rradhës

    Pa mbikëqyrje serioze nga jashtë, s’mund të ketë gjyqësor të pavarur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë