TENSIONET NË KOSOVË | Osmani: Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është e një rëndësie vendimtare

    Qetësimi të tensioneve dhe deeskalim të situatës në veri të Kosovës. Kjo është thirrja e kryesuesit të OSBE-së dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas ngjarjeve të sotme.

    “Si kryesues i OSBE-së, bëj thirrje për deeskalim dhe qetësim të tensioneve. Është thelbësore të ruhet paqja dhe stabiliteti. OSBE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë, dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë ka besimin e qytetarëve dhe institucioneve për të ofruar mbështetje”, ka shkruar Osmani.

    Ai shtoi se në këtë moment ruajtja e paqes dhe stabilitetit është e një rëndësie vendimtare, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të iniciojë sërish vizitë në Mitrovicë

    Ndryshe, Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

    Paraprakisht, policia e Kosovës bëri të ditur se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

    Lajmi Paraprak

    Kasami – Taravarit: A jeni me opozitën apo me Qeverinë! / “Aty ku është BDI, nuk është Lëvizja Besa”

    Lajmi i rradhës

    Murphy në Shkup: Ndryshoni Kushtetutën, mundësia e vetme për në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë